"Ti je çmendur moj", Nxehen gjakrat në KLP! Stojani përplaset me Bogdanin, zbardhet debati

Aktualitet

"Ti je çmendur moj", Nxehen gjakrat në KLP! Stojani

Mbledhja e Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 16 prill është kthyer në një arenë përplasjesh të forta verbale mes anëtarëve, duke bërë që seanca të ndërpritej pas më pak se një ore.

Shkak për tensionet u bë propozimi i kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani, për të shtuar në rendin e ditës diskutimin e një çështjeje që lidhej me vendimet për lëvizjet paralele në Prokurorinë e Apelit.

Menjëherë pas këtij propozimi reagoi ashpër anëtari i KLP-së, Sokol Stojani, i cili kundërshtoi rikthimin në diskutim të një vendimi të marrë më parë dhe akuzoi drejtuesen e këshillit për shkelje të procedurave.

Në audion e publikuar nga vetë institucioni dëgjohen tone të larta dhe replika të forta mes palëve.

“Ti nuk mund të zhbësh një vendim të marrë”, dëgjohet të thotë Sokol Stojani gjatë debatit.

Ndërsa Mirela Bogdani këmbënguli se bëhej fjalë vetëm për një diskutim dhe jo për një vendimmarrje të re.

Debati më pas doli jashtë kontrollit, me akuza personale dhe ironi mes anëtarëve, deri në momentin kur kryetarja vendosi të mbyllte mbledhjen.

“Mbledhjen e deklaroj të mbyllur. Të qetësohen palët dhe të rikthehen në mbledhjen tjetër”, u shpreh ajo.

Përplasja mes Mirela Bogdani dhe Sokol Stojani nuk është e para, pasi edhe më herët ata janë përballur për çështje që lidhen me procedurat në sistemin e prokurorisë.

Pjese nga debati

Bogdani: Ore nuk do marrim vendim sot.

Stojani: O kryetare, je në kundërshtim me ligjin. Ti të paktën duhet ta njoftosh anëtarin. Është përdhunim moj kryetare. Të kërkosh ti të diskutosh

Bogdani: Po pse vetëm ju ndiheni i përdhunuar zoti Stojani? Ne të tjerët e kuptoni sesi ndihemi pas këtyre fyerjeve dhe ofendimeve?

Bogdani: Mbledhjen e deklarojmë të mbyllur. Të qetësohen palët, të rehabilitohen dhe të vijnë në mbledhjen tjetër. Mirupafshim!

Stojani: Ju po sabotoni mbledhjen e Këshillit.

Bogdani: Unë po sabotoj?!

Stojani: Duke futur gjëra dhe duke penguar veprimtarinë e këtij Këshilli. Kryetare do të mbani përgjegjësi për këtë.

Bogdani: Do të mbaj!

Stojani: Do mbani përgjegjësi po të them.

Bogdani: Në litar do më varësh, e di..

Stojani: Po ç’litar aman, s’je ti për litar. Ashtu të ngre në qiell. Turp të të vijë njëherë. Keni mbledh gjithë njerëzit këtu për t’i mbajt njerëzit peng për gjëra ordinere.Jo,joo.. A ka gjë më ordinere se të rishikosh një vendim të marrë? S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është problem konceptual

Bogdani: Po është diskutim. Në qoftëse ti…

Stojani: Po s’ke diskutim moj. Po nuk diskutohet një vendim moj. Po nuk diskutohet një vendim i marrë moj, po nuk diskutohet… Moj kryetare…

Bogdani: Ore kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?

Stojani; Po kush je ti që vë në diskutim moj?

Bogdani: Po rrëzoje o burrë..

Stojani: Po nuk rrëzohet moj…

Bogdani: Dakord, mbase jam çmendur unë.

Stojani: Po je çmendur moj, je çmendur. Po je çmendur…, po je çmendur moj..

Bogdani: Nuk merrem dot, nuk merrem dot me njerëz të përdhunuar, kaq, kaq...

Stojani: Ti nuk mund të zhbësh dot një vendim moj zonjë e dashur, nuk e zhbën dot, nuk e zhbën dot.

Anëtari i KLP-së: Po atë nismën tonë

Bogdani: Po patjetër mo, po ju nuk të lini hapësirë

Stojani: Po jo, se në këtë hapësirë ti do me fut ato muhabetet e tua.

Bogdani: Ore ashtu e gjykova.

ME TE LEXUARAT