Çiljeta Xhilaga flet për raportin me djalin e partnerit të saj: Është pjesë e imja, e jetës sime

Showbiz

Çiljeta Xhilaga flet për raportin me djalin e partnerit të saj:

Këngëtarja e njohur shqiptare Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale dhe raportet familjare gjatë një interviste në emisionin SOL, ku foli hapur për marrëdhënien me djalin e partnerit të saj, Alban Hoxha.

Artistja u shpreh se e konsideron djalin e partnerit si pjesë të pandashme të jetës së saj, duke theksuar se lidhja mes tyre është shumë e fortë dhe e sinqertë.

“Unë e quaj pjesë timen, nuk e quaj pjesë që më ka ardhur, ma kanë sjellë. Është një gjë e imja, e jetës sime”, u shpreh Çiljeta Xhilaga gjatë intervistës.

Ajo shtoi se kjo marrëdhënie për të përfaqëson një përgjegjësi shumë të madhe, madje edhe më të madhe sesa ajo që ndjen për një fëmijë biologjik.

“Është një përgjegjësi shumë e madhe, një përgjegjësi më shumë se fëmija që ti ke lindur vetë nga barku yt”, tha këngëtarja.

Çiljeta Xhilaga është gjithashtu nënë e një djali nga një marrëdhënie e mëparshme, ndërsa prej vitesh jeton larg vëmendjes mediatike së bashku me Alban Hoxha.

Ndërkohë, artistja ka zgjedhur prej kohësh të jetë më e rezervuar edhe në lidhje me jetën private, si dhe ka reduktuar angazhimet në muzikë dhe mbrëmjet artistike, duke u fokusuar më shumë tek familja dhe jeta personale.

ME TE LEXUARAT