Tentoi të vriste me armë 21-vjeçarin në Shkodër, arrestohet në Tiranë pas dy muajsh arrati autori

Aktualitet

Tentoi të vriste me armë 21-vjeçarin në Shkodër,

Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi më shumë se dy muaj më parë tentoi të vriste një 21-vjeçar në Shkodër.

Si rezultat i informacionit të administruar në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 89”, u arrestua në Tiranë shtetasi E. K., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër. Ai dyshohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

32-vjeçari akuzohet se më 16 janar 2026, në zonën e quajtur “Kryqëzimi i Vinotekës” në Shkodër, tentoi të vriste me armë zjarri A. M., 21 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Gjatë operacionit u arrestua edhe E. K., 27 vjeç, banues në të njëjtin fshat, i cili drejtonte automjetin tip “Audi” me të cilin lëvizte 32-vjeçari në zonën e “Freskut” në Tiranë. 27-vjeçari akuzohet për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Automjeti është sekuestruar dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion