Tentoi të korruptonte me 50 euro policin rrugor, arrestohet i riu në Durrës

Aktualitet

Tentoi të korruptonte me 50 euro policin rrugor, arrestohet i riu në

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi u kap në flagrancë duke i ofruar para policit për të shmangur gjobën e marrë si drejtues i një motomjeti.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 13, ku efektivët e Policisë Rrugore po monitoronin qarkullimin, edhe ku i riu u ndalua duke mos i gjetur lejen e drejtimit.

20-vjeçari përfundoi në pranga për korrupsion aktiv ndaj punonjësit të policisë.

“Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrës kanë ndaluar në lagjen nr. 13, Durrës, drejtuesin e një motomjeti. Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para punonjësve të Policisë, për të shmangur ndëshkimin ligjor, pasi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Në vijim të veprimeve, drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. G., 20 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”“, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion