Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, e pëson 36-vjeçari në Rinas

Aktualitet

Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të

Një 36- vjeçar me iniciale G. S. banues në Krujë, tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara.

Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 36 vjeçarin.

NJOFTIMI

Rinas/ Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë me 240 000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari.

Sekuestrohen 240 000 euro.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion