Taulant Balla ministër i Brendshëm, Rama shkarkon Bledi Cucin

Taulant Balla do te jete ministri i Brendshem i Shqiperise ne vazhdim.
Lajmin e beri me dije kryeministri Edi Rama, i cili ka shkarkuar nga detyra ministrin aktual Bledi Cuci.
Ai ka publikuar shkresat per presidentin, ku propozon largimin nga detyra te Bledi Cucit, dhe emerimin e Taulant Balles, si minister i Brendshem.
NJOFTIMI I RAMES:
Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme!
Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.

Cuci largohet nga dikasteri i brendshem pas skandalit te ndodhur ne Kruje, ku familja e deputetit Rrahman Rraja dhunoi qytetaret te cileve po u prishen shtepise nga shperthimet ne guroren ne pronesi te Perparim Rrajes.
Diten e sotme ai pati nje takim disa oresh me kreun e policise se shtetit, pikerisht per shkak te ngjarjes ne Kruje ku forcat e rendit kane pasur mosveprim.
Balla ka qene disa here kandidat aspirant per Minister te Brendshem. Nderkohe Bledi Cuci mori detyren pas largimit te Sander Lleshajt, si pasoje e protestave per vrasjen e Klodian Rashes.
Cuci e mori detyren ne dhjetor 2020 ne nje situate te renduar pas protestave per vrasjen e te riut ne Laprake.
I nderroi tre drejtore policie, Ardi Veliun, Gledis Nanon dhe Muhamet Rrumbullakun qe eshte aktualisht ne krye te policise se shtetit.
Taulant Balla per here te pare merr nje detyre ne qeveri, pasi deri tani ka mbajtur vetem poste partiake dhe ate te drejtuesit te grupit parlamentar. /lajmifundit.al



