Beteja e re me SPAK/ Erion Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së, kërkon hetim disiplinor për prokurorin Ols Dado

Aktualitet

Beteja e re me SPAK/ Erion Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së,

Erion Veliaj ka ankimuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë vendimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesave të bëra ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado. Grupi mbrojtës i kryebashkiakut kërkon nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit.

Në korrik, Gjykata Administrative rrëzoi padinë e Veliajt ndaj prokurorit që ka hetuar çështjen e tij. Veliaj kishte kundërshtuar dekretin e vitit 2008 të ish-presidentit Bamir Topi për emërimin e Ols Dados në sistemin gjyqësor.

Sipas pretendimeve të mbrojtjes, Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe, për këtë arsye, nuk duhej të ishte emëruar në sistemin e prokurorisë.

Tashmë, përmes ankimit në KLP, mbrojtja e Veliajt kërkon që vendimi për arkivimin e ankesave të rishikohet dhe ndaj prokurorit të posaçëm të nisë procedim disiplinor.



ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion