Interes i lartë për Arkitekturën dhe Dizajnin/ Zbardhet skema e pranimit, përgjigjet e konkursit shpallen brenda ditës

Aktualitet

Interes i lartë për Arkitekturën dhe Dizajnin/ Zbardhet skema e

Zhvillimi i shpejtë urban dhe mundësitë e përfshirjes në projekte ndërkombëtare e mbajnë arkitekturën, edhe këtë vit, në një nga zgjedhjet e para për shumë maturantë.

450 të rinj nga i gjithë vendi, me prirje dhe dëshirë të veçantë për këtë profil, i janë nënshtruar konkursit të pranimit për degët, arkitekturë, urbanistikë dhe dizajn.

Pak para nisjes së konkursit dekani i fakultetit Armand Vokshi tregoi për interesin e lartë të të rinjve për këto degë. Ndryshe nga fakultete e tjera,

Arkitektura ka përmbysur peshën e notës mesatare, duke i dhënë më shumë rëndësi rezultatit të konkursit. 60% të pikëve i zë konkursi, ndërsa 40% nota mesatare e gjimnazit dhe maturës.

Por çfarë njohurish duhet të kenë maturantët që i nënshtrohen konkursit? Gjithë aftësitë shpalosen në dy orë konkurs. Testet korrigjohen në mënyrë elektronike dhe rezultatet e kandidatëve shpallen brenda ditës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion