Rrahman Rraja la mandatin, ja deputeti që zë vendin e tij në Parlament

Arkend Balla pritet që të jetë deputeti i ri i Kuvendit të Shqipërisë.
Balla do të zërë vendin që la Rrahman Rraja, pasi lajmëroi sot se do të dorëhiqej nga politika, pasi vëllezërit, djali i tij dhe anëtarë të tjerë të fisit dhunuan barbarisht dy anëtarët e fisit Maja.
Në reagimin e tij, Rraja i bëri thirrje djalit të tij që të dorëzohet para drejtësisë, teksa shprehu mërzi për ngjarjen që ndodhi.
PS shperndau diten e sotme nje deklarate te Rrahman Rrajes ku ai deklaron dorezimin e mandatit pas ngjarjes se rende te ndodhur ne Kruje.
Dy kusherinj, u dhunuan barbarisht nga vellezerit dhe djali i deputetit, pas konfliktit per guroret ne Borizane, ku shperthimet po demtojne banesat e zones.
RRaja kerkoi falje ne tekstin e doreheqjes, ndersa nui nguroi te theksoje se falje i kerkon edhe kryeministrit per koston politike dhe telashet qe i ka shkaktuar.
Nga ana tjeter, Rraja i beri thirrje te birit te dorezohet ne polici pasi eshte shpallir ne kerkim, nderkohe qe theksoi se ka deshtuar si prind ne edukimin e tij.


