Zbardhet prapaskena e konfliktit mes 28 të miturve në Tiranë/ Sherri nisi në TikTok, i mituri: Më ngacmuan motrën

Aktualitet

Zbardhet prapaskena e konfliktit mes 28 të miturve në Tiranë/

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga konflikti i parandaluar mes disa të miturve në Tiranë. Burimet për mediat bëjnë me dije se sherri mes të miturve ka nisur nga TikTok-u.

Njëri prej tyre ka pretenduar se i kanë ngacmuar motrën në rrjetet sociale dhe ka mbledhur një grup për t’u konfliktuar. Të miturit ishin ndarë në grupe, mes tyre nga Selita, Yzberishti, 21 Dhjetori dhe ish-Parku.

Të miturit janë grumbulluar dhe kanë bërë edhe video, të veshur me të zeza, dhe i kanë hedhur në TikTok. Me armë të ftohta janë nisur për t’u rrahur, por kanë ndërhyrë agjentët.

Më pas janë lajmëruar familjarët dhe psikologët dhe është bërë i mundur parandalimi i konfliktit.

Policia ka proceduar penalisht 28 persona, ndërsa ka sekuestruar edhe armë të ftohta si thika, kaçavida dhe biçakë.

Tiranë

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi zhvillimin e konfliktit ndërmjet disa të miturve.

Procedohen në gjendje të lirë 28 shtetas të mitur, disa prej të cilëve posedonin armë të ftohta/ mjete të mprehta.

Sekuestrohen 5 armë të ftohta/mjete të mprehta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së informacionit në rrugë operative se disa grupe të miturish do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në Kombinat, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë për parandalimin e konfliktit.

Në bazë të informacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Llambi Bonata”, disa të mitur të ndarë në grupe, të cilët dyshohet se do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe i kanë shoqëruar të miturit, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Gjatë kontrollit fizik, disa prej tyre iu gjetën armë të ftohta (thika), kaçavida, si dhe disa maska, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale me të miturit u kryen në prani të prindërve dhe psikologëve dhe pas komunikimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 28 shtetas të mitur, të moshave 13-17 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion