Aksident masiv në Pogradec, përplasen tri makina

Aktualitet

Aksident masiv në Pogradec, përplasen tri makina

Një aksident masiv ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, ku tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Tri mjetet janë përplasur në hyrje të qytetit, te tunelet panoramikë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se një nga mjetet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me 2 mjete të tjera.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëme të shumta materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT