Konsumoi 3 kafe në supermarketin ku punonte, pushohet nga puna/Gjykata i jep punonjësit...

Tre kafe të ftohta i kushtuan vendin e punës një punonjësi supermarketi në Spanjë, por çështja përfundoi në gjykatë dhe tashmë kompania duhet ta dëmshpërblejë me rreth 21 mijë euro.
Ngjarja daton në vitin 2025 në Baskë. Punonjësi, i cili kishte tetë vite që punonte për kompaninë, u filmua nga kamerat e sigurisë duke konsumuar tre kafe.
Produktet ishin hequr nga shitja pasi ishte ndërprerë zinxhiri i ftohjes dhe nuk mund t’u shiteshin më klientëve. Megjithatë, supermarketi vendosi ta pushonte nga puna, duke e konsideruar veprimin e tij si shkelje të besimit dhe një “akt jobesnik” ndaj kompanisë. Punonjësi e kundërshtoi vendimin në gjykatë.
Një gjykatë në Vitoria vendosi se ai duhej të rikthehej në punë dhe të merrte 87,85 euro për çdo ditë nga momenti i pushimit, ose të dëmshpërblehej me mbi 21 mijë euro.
Kompania e apeloi vendimin, por Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Baskisë i dha sërish të drejtë punonjësit. Sipas gjykatës, konsumimi i tre kafeve nuk mund të konsiderohej përvetësim i produkteve të kompanisë, pasi ato nuk ishin më të destinuara për shitje.
Gjithashtu, punonjësi nuk ishte paralajmëruar më parë se konsumimi i produkteve të tilla ishte i ndaluar. Për këtë arsye, pushimi disiplinor u cilësua si një masë “joproporcionale”.


