Tanke dhe mjete të rënda, ushtria amerikane zbarkon në Durrës

Porti i Durrësit ka pritur këto ditë një numër të konsiderueshem mjetesh te renda ushtarake dhe efektiva te SHBA. Nje numer i tille efektivash dhe mjetesh nuk ishte parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Reuters raporton se rreth 700 mjete dhe pajisje të tjera ushtarake nga Brigada e 53 e Floridas që u shkarkuan në Durrës nga anija USHNS Bob Hope gjatë ditëve të fundit.
Ato do të fundit do të përdorën për stërvitjen e madhe ushtarake të NATO-s “Defender-Europe 21”.

Kjo stërvitje ka në fokus parandalimin e agresionit dhe ndërtimin e gatishmërisë operacionale me NATO-n dhe një numër më të madh të aleatëve dhe partnerëve, raporton Reuters.
Defender-Europe 2021 përfshin rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 kombe për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 shtete nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkani.
Tammy Muckenfuss, zyrtar i Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën tha:
“Shqipëria është një partner i vlerësuar. Ushtarakët tanë përfitojnë duke u stërvitur së bashku, duke rritur ndërveprimin, duke ndërtuar gatishmërinë e operacionit dhe duke forcuar marrëdhëniet – të gjitha këto mundësojnë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur çdo krize, në çdo kohë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë".


