Babai e nxorri nga shtëpia se kishte tymosur kanabis, 19-vjeçari ngrin për vdekje në park

Bota

Babai e nxorri nga shtëpia se kishte tymosur kanabis, 19-vjeçari

Një 19 vjeçar britanik ka vdekur nga hipotermia pasi e zuri gjumi jashtë në një park, kur babai e përzuri nga shtëpia se tymosi kanabis, thuhej në hetimet e policisë.

Babai i Lyndon Turner fajësonte tymosjen e kanabis për faktin se djali kishte dëmtuar makinën e familjes në nje aksident ne 1 dhjetor të vitit që shkoi. Ata kishte debatuar dhe babai i tha të largohej nga shtëpia në qytezën e Ascot, duke besuar se do kishte ku të qëndronte te miqtë e tij.

Nuk është e qartë se ku shkoi Lyndon pas kësaj, po i riu që punonte në montimin e dritareve kishte rënë në gjumë në prakun e Chobham Common, ku u gjet i vdekur një ditë më vonë nga kalimtarët.

Mjekja ligjore Karen Henderson tha në gjykatë se Lyndon kishte vdekur nga hipotermia dhe raporti i toksikologjisë tregonte se ishte përdorues i rregullt i kanabis.

Në gjykatë u tha se Lyndon i kishte shkruar të motrës për marrëdhënien e tensionuar me të atin.

Henderson tha: “Lyndon duket se ishte përdorues i rregullt i kanabis, dhe kishte disa vështirësi me familjen prej një aksidenti të vogël me makinë kohët e fundit, si dhe shqetësimeve të të atit për përdorimin e kanabisit. Për fat të keq ai nuk zgjodhi të gjente një tjetër vend për të jetuar”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion