Stresi në mitingun e PD: I kam thënë shokut tim Noizy-t, je në partinë e gabuar, vëlla!

Aktualitet

Stresi në mitingun e PD: I kam thënë shokut tim Noizy-t, je

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, krijoi një moment të veçantë mbrëmjen e sotme në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në Bulevardin e Ri, duke u ngjitur papritur në skenë për t’i dhuruar demokratëve një këngë surprizë.

“Mirëmbrëma të gjithëve, vëllezër dhe motra demokratë,” tha reperi para se të prezantonte këngën e re të dedikuar, siç tha ai, për “njishat”.

Reperi nuk kurseu as një përshëndetje për liderin historik të PD-së, Sali Berisha, të cilin e quajti “doktori i zemrës”.

Stresi përmendi edhe kolegun e tij, Noizy: “I kam thënë shokut tim Noizyt, je në partinë e gabuar, vëlla”, duke iu referuar qëndrimit të tij hapur me Partinë Socialiste.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion