Zarfet me votat e Diasporës, thirrja e Ambasadës së Shqipërisë në Greqi: Nesër mbyllet afati, kthejini sa më parë!

Aktualitet

Zarfet me votat e Diasporës, thirrja e Ambasadës së

Ambasada e Shqipërisë në Greqi i ka bërë një thirrje diasporës në këto orë të fundit para zgjedhjeve, që të shkojnë të kthejnë zarfin e tyre sa më parë, në mënyrë që të mbërrijë në kohë drjet Tiranës, për zgjedhjet e 11 majit.

Selia diplomatike bënë me dije se sot dhe nesër 9-10 maj janë dy ditët e fundit të afatit për kthimin e zarfit si votues nga jashtë.

“Ju njoftojmë se sot 9 maj dhe nesër 10 maj janë ditët e fundit për kthimin e zarfit tuaj si votues nga jashtë. Lutemi të ktheni zarfin tuaj sa më parë, në mënyrë që të mbërrijë në kohë në Shqipëri për zgjedhjet e së dielës, datë 11 maj”, thekson ambasada me postimin e saj në llogarinë e rrjetit social Facebook.

Më tej jepet edhe sqarimi se ku dorëzohen zarfet dhe pikat me adresën dhe oraret përkatëse.

“Zarfet tuaja mund t’i dorëzoni vetëm në pikat e shërbimit të DHL deri nesër 10 maj, brenda orarit të hapjes së secilës pikë. Ju lutemi shikoni adresat dhe oraret e detajuara për secilën pikë shërbimi DHL në Greqi, që do të jenë hapur nesër 10 maj, në tabelën e mëposhtme. Ju falënderojmë për bashkëpunimin”, mbyllet njoftimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion