Elvana Gjata i bashkohet fushatës së PS, thirrje votuesve: Zgjidhni Edi Ramën!
Lajmifundit
/
9 Maj 2025, 20:07
Aktualitet
Këngëtarja Elvana Gjata ishte pjesë e hapjes së takimit përmbyllës të PS në Tiranë, ku pati një performancë elektrizuese për mijëra të pranishëm.
Artistja bëri thirrje për votë masive për kryesocialistin Edi Rama më 11 maj. Në këtë takimin përmbyllës të fushatës, kryesocialisti Edi Rama u shfaq me bashkëshorten, Linda Rama.
Të dy u panë duke ecur së bashku mes turmës së mbështetësve, ndërsa më pas Linda Rama e ulur u pa edhe me një trëndafil në duar.