SPAK refuzon kërkesën e misionit monitorues të KE për të takuar Veliajn në burgun e Durrësit

Aktualitet

SPAK refuzon kërkesën e misionit monitorues të KE për

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka refuzuar kërkesën e misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës për të zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Delegacioni i KE qëndroi në Shqipëri nga 17 deri më 19 nëntor dhe kishte kërkuar të takonte Veliajn në ambientet e IEVP Durrës, ku ai ndodhet në paraburgim që prej shkurtit 2025, me qëllim informimin mbi situatën e tij.

Ndërkohë, gjatë vizitës dyditore në Tiranë, misioni monitorues zhvilloi takime me disa institucione shtetërore, përfshirë Avokatin e Popullit dhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion