Sherri për një kafe! Vrau Flori Paluçin pasi i qëlloi me armë shokun, gjykata jep vendimin për Daniel Pepën...

Aktualitet

Sherri për një kafe! Vrau Flori Paluçin pasi i qëlloi me

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg Daniel Pepën, i akuzuar për vrasjen e Flori Paluçit, e ndodhur më 22 tetor në Manzë. Pas dorëzimit të tij në Policinë e Durrësit, së bashku me armën e krimit që është dërguar për ekzaminim, 21-vjeçari Daniel Pepa u paraqit këtë të enjte para gjykatës për verifikimin e kushteve të caktimit të masës së sigurisë.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa gjykata shqyrtoi kushtet ligjore të masës së sigurisë, e cila ishte caktuar më herët në mungesë. Pepa, gjatë seancës, është shfaqur i penduar dhe kërkoi ndjesë për krimin, duke shprehur gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë për veprimet e tij.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi të vijojë masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ngarkoi Prokurorinë dhe policinë gjyqësore për ekzekutimin e vendimit.

Hetimet për vrasjen e dyfishtë të Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit, që ndodhi në Manzë, vazhdojnë. Daniel Pepa do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion