SPAK godet rrjet ndërkombëtar droge, 16 persona nën hetim! Ja në cilat shtete ngrihej

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka goditur një rrjet ndërkombëtar trafikimi droge, duke vënë nën hetim 16 persona dhe sekuestruar 6 tonë lëndë narkotike me vlerë tregu 411 milionë euro.
Gjashtë persona janë arrestuar menjëherë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Operacioni u realizua në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë.
Rrjeti operonte në periudhën 2020-2021, duke trafikuar kokainë dhe hashash nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar. Drogat transportoheshin me metoda të sofistikuara fshehjeje në kontenierë, paleta druri, kuti me fruta dhe thasë me kakao, për të shmangur kontrollin doganor.
Organizata kishte strukturë hierarkike dhe funksiononte me rol të ndarë: drejtuesit që koordinonin financimet dhe rrugët, bashkëpunëtorët që siguronin logjistikën dhe shpërndarësit në destinacion. Pjesëtarët e rrjetit komunikonin me aplikacionin e koduar Sky/ECC për të shmangur përgjimet.
Pagesat kryheshin përmes sistemit informal Haëala, duke evituar sistemin bankar tradicional. Grupi kishte lidhje në porte dhe dogana për të lehtësuar kalimin e drogës.
Operacioni u zhvillua me bashkëpunim ndërkombëtar të ngushtë me Europol, Eurojust, dhe agjenci ligjzbatuese në vendet e përfshira, duke përfshirë Francën, Italinë, Spanjën, Holandën dhe Belgjikën.
Ky goditje tregon nivelin e lartë të organizimit dhe sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe kapacitetin e SPAK për të luftuar këto struktura.


