Lirimi i hapësirave publike, Rama: Prioritet për të mbrojtur popullin nga zaptimet e paligjshme

Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Prioritet për të mbrojtur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zaptimet e paligjshme të hapësirave komunitare, duke denoncuar disa subjekte që kanë marrë peng këto zona jetike për banorët.

Në një video të publikuar në Facebook, Rama thekson se rivendosja e kufirit mes të drejtës dhe të paligjshmërisë është e domosdoshme për mbrojtjen e interesave të familjeve, të moshuarve dhe fëmijëve që jetojnë në ato zona.

“3 – 4 subjekte kanë marrë peng tërë hapësirën komunitare dhe pyetja për disa komentatorë që qajnë hallin këtu e gjetkë, se duke rivendosur kufirin mes të drejtës e të paligjshmes në hapësirat publike po goditen kursimet e “popullit”, është e thjeshtë.
Kush është populli, këta tre katër guximtarë që kanë zënë tërë lulishten e komunitetit apo familjet, të moshuarit, fëmijët, që jetojnë në pallatet përreth dhe dalin nga shtëpitë përmes shtigjeve të lëna nga bizneset?!

Edhe kjo hapësirë edhe çdo hapësirë si kjo, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa bizneset do të jenë vlerë e shtuar, por pa shkelur kufirin e të drejtës së popullit për të lëvizur e marrë frymë lirisht”, ka shkruar kryeministri Rama.

Ky është një sinjal i qartë i qeverisë për ashpërsimin e kontrolleve dhe përpjekjet për t’i dhënë fund abuzimeve që minojnë cilësinë e jetës në komunitetet urbane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion