Sot nis vaksinimi i personave 60-vjeç që vuajnë nga sëmundjet kronike

Aktualitet

Sot nis vaksinimi i personave 60-vjeç që vuajnë nga

Ditën e sotme do nisë vaksinimi për personat 60-vjeç, që vuajnë nga sëmundjet kronike. Lajmi u bë me dije nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo në njoftimin e saj tha se personat mbi 60 vjeç të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit. Kujtojmë se njëkohësisht po vaksinohen edhe personat mbi 65-vjeç.

 

Ndërkohë ditën e sotme, do fillojë edhe shpërndarja e 100 mijë vaksinave të Sinovac, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe 7020 doza të vaksinës Pfizer. Që nga nisja e fushatës së vaksinimit, në vend janë vaksinuar 256,848 persona, 182,669 prej tyre të moshuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion