Socialistët braktisin Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, opozita: Ikën me urdhër të Ramës

Aktualitet

Socialistët braktisin Komisionin Hetimor për

Deputetët socialistë kanë braktisur punimet e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi.

Pas debateve në lidhje me dëshmitarët që kishin ardhur për të dhënë dëshmitë e tyre, përfaqësuesit e PS-së janë larguar.

Sipas deputetit Petrit Vasili, anëtar i këtij komisioni, ata janë larguar me urdhër të Edi Ramës.

“Turp! Shikoni si ikin rilindasit me urdhrin e Ramës për të mos hetuar. Rilindasit bojkotojnë dhe largohen nga Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Korrupsioni që i ka rrëmbyer për gryke i detyron që të bëjnë gjithçka për të penguar hetimin dhe për të mos nxjerrë të vërtetat në dritë’, shkruan Vasili teksa poston kete video ne Facebook.

Kryetarja Albana Vokshi dhe nënkryetari Plarent Ndreca janë përplasur në lidhje me pyetjet që socialisti bëri për dëshmitarin.

Vokshi akuzoi Ndrecën se pyetjet ishin në shenjë hakmarrjeje për raportet e bëra nga KLSH në kohën që Ndreca ishte në Ministrinë e Arsimit.

ME TE LEXUARAT