I dënuar me 6 vite burg për transport kanabisi, ekstradohet nga Greqia 48-vjeçari

Aktualitet

I dënuar me 6 vite burg për transport kanabisi, ekstradohet nga Greqia

Pasi u ekstradua nga Greqia ditën e djeshme, 48-vjeçari Surja Sinani i është dorëzuar nga policia, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sinnni është dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës me 6 vite burg, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal të datës 05.04.2016, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Surja Sinani, 48 vjeç, i lindur në Gjirokastër, i cili u ekstradua ditën e djeshme, nga Greqia në Shqipëri.

Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2014, shtetasi Surja Sinani, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë.

ME TE LEXUARAT