Shembje masive, dhjetëra automjete bllokohen në Rrugën e Arbrit
Lajmifundit
/
13 Qershor 2024, 14:35
Aktualitet

Bllokimi i rruges se Arbrit ka prekur dhjetëra mjete diten e sotme konkretisht në vendin e quajtur ‘Shkalla e Tujanit’ për shkak se janë duke u bërë punimet.
Punimet po kryhen në skarpatën e rrugës dhe rënia e gurëve masiv ka detyruar automjetet të pengohen në lëvizjen e tyre.
Një situatë e tillë vazhdon ne kete aks prej disa muajsh teksa drejtuesit e mjeteve bllokohen pa paralajmërim.


