Skifteri lezhjan kapet duke shitur celularët dhe bizhuteritë e vjedhura, bie në pranga
Lajmifundit
/
25 July 2021, 12:35
Aktualitet

Policia e Lezhës ka arrestuar një 22-vjeçar me inicialet Xh. B., pasi dyshohet se i ka vjedhur 3 aparate celularë, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri një gruaje me inicialet V.P, të cilat më pas i çoi t’i shiste në një pikë në qytet, por janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave dhe mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.


