Si do jetë moti gjatë muajit Maj? Meteorologia bën parashikimin: Në 2 javët e para pritet që të…

Aktualitet

Si do jetë moti gjatë muajit Maj? Meteorologia bën parashikimin:

Meteorologia Adiola Bani ka bërë parashikimin e motit për muajin maj,duke thënë se në dy-javëshin e parë pritet të ketë reshje shiu ndërsa tempereturat do të jenë të larta.

Sipas Banit dita e sotme do të ketë temperatura që shkojnë deri në 29 gradë celsius, ndërsa në fillimin e javës së ardhshme do të ketë një freskim të lehtë të motit.

“Do të kemi temperatura të qershorit, që shkojnë deri në 29 gradë celsius. Sot në mesditë temperaturat do të mbeten në të njëjtën vlerë, nesër do të kemi një rënie me deri në 2 gradë.

Në fillim të javës do të ketë një ulje të lehtë të temperaturave, sa i takon kushteve atmosferike, mbetemi me mot të kthjellët deri pas mesditës, do të ketë reshje të izoluara në pjesën e pasdites.

Edhe dita e nesërme mbetet me mot të kthjellët paradite, pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu të papërfillishme, në disa zona të izoluara. Gjatë gjithë muajit Maj, presim temperatura normale për stinën, me përjashtim të një zagushie në ditët e para.

Pritet temperatura 1-2 gradë më të larta se normalja e muajit. Do të kemi reshje të lokalizuara gjatë dy javëshit të parë të muajit Maj”, tha Bani.

ME TE LEXUARAT