Shqipëria administroi 40.800 doza vaksinë AstraZeneca, Soreca: BE është këtu për të mbështetur këtë vend

Një ditë pas mbërritjes së 40.800 doza të vaksinave AstraZeneca përmes mekanizmit "COVAX", ka reaguar ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Përmes një postimi në tëitter, Soreca u shpreh i lumtur që Shqipëria administroi dozën e dytë të vaksinës nga kjo kompani.
"Të lumtur që Shqipëria ka marrë dozën e saj të dytë të vaksinave përmes COVAX , ku u dorëzuan 40,800 vaksina për të luftuar COVID-19. BE është krenar që kontribuon me 2.2 miliardë € në COVAX. Bashkimit Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe për të mposhtur së bashku këtë pandemi!" shkruan ai
Aktualisht, vaksinimi masiv po vijon me të moshuarit mbi 60 vjeç, ku prioritet kanë të sëmurët kronik, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, operatorët turistik punonjësit e rendit dhe punonjës të medias. Ndërkohë në vend, po përdoren vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac. Në total në vendin tonë janë vaksinuar 314.622 persona.


