Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë
Lajmifundit
/
27 Tetor 2024, 10:29
Aktualitet

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e së dielës në një banesë në Ishull Lezhë.
Familjarët kanë parë menjëherë flakët dhe kanë arritur ta nxjerrin menjëherë bombolën jashtë banesës, duke parandaluar një rrezik më të madh.
Shkak i shpërthimit dyshohet të jetë rrjedha e tubit të gazit.
Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje duke bërë të mundur neutalizimin e flakëve.


