Vazhdojnë zënkat mes banorëve te BBV, G Bani lë jashtë në të ftohtë Gjestin gjatë natës, “shpërthen” ndaj Eglit: O dy fytyrëshe

Showbiz

Vazhdojnë zënkat mes banorëve te BBV, G Bani lë jashtë

Mesaduket zënkat në shtëpinë e Big Brother Vip Albania nuk kanë të ndalur. Mbrëmja e kaluar nuk ka qënë e qetë aspak për banorët. Kryefjala e kësaj trazire ka qenë përsëri Gjesti.

G Bani pas përplasjeve të vazhdueshme me banorin më të ri të kësaj shtëpie ka vendosur që ta lërë atë jashtë në të ftohtë në mes të natës. Kjo situatë është pritur nga Gjesti me humor e sportivitet.

Ishte Egli ajo e cila e “shpëtoi” këngëtarin, duke i kërkuar G Banit që ta hapte menjëherë derën pasi ajo dëshironte që të dilte jashtë. Ndonëse ai refuzoi që t’i plotësonte këtë kërkesë banores, në fund u “dorëzua”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Debati vijoi më pas edhe brenda ambienteve të shtëpisë. Ishte Gjesti ai i cili iu drejtua G Banit duke iu "hakërryer".

Je i butë, je duke qarë para se të dalësh në prime të qash e të viktimizohesh. Dole pëllumb i butë. Kush je ti të çohesh e të më thuash mos u sill, çfarë do ti këtu. Dole pëllumb i butë, je i butë. E mbylle dy herë derën”, iu drejtua Gjestit G Banit, teksa ky i fundit më pas nuk ka “kursyer” as Eglin, vajzën për të cilën reperi ka shprehur pëlqim brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

"O dy fytyrëshe, çfarë bërë kur ma bënë mua të tjerët?”, iu drejtua këngëtari asaj.

ME TE LEXUARAT