Shkoi në mal për të mbledhur rigon, gjendet i pajetë 72-vjeçari në Himarë, dyshohet se…

Aktualitet

Shkoi në mal për të mbledhur rigon, gjendet i pajetë

HIMARË
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Ura e Honit”, në Lukovë të Himarës.

Viktima është identifikuar si Diogjen Boci, 72 vjeç, banues në Lukovë. 72-vjeçari ditën e djeshme, ishte larguar nga shtëpia dhe ishte ngjitur në mal, për të mbledhur rigon, ndërsa mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë.

Paraprakisht mësohet se në trupin e 72-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa pritet të bëhet autopsia, në mënyrë që të përcaktohet i saktë shkaku i vdekjes së të moshuarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion