COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë dhe 5 të infektuar gjatë 24 orët e fundit

Kosovë&Rajon

COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë dhe 5 të infektuar

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

Sipas njoftimit zyrtar, në 24 orët e fundit në territorin e Kosovës, janë regjistruar 5 infektime.

Ndërsa nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi.

Aktualisht në territorin e Kosovës rastet aktive janë 345, ndërsa të shëruarit në 24 orë janë 84.

Njoftimi i plotë:

14 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 9.640 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.977 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 345.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77-8f7b-4c…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion