Shkodër/ Përplasje në Rrjoll për resortin turistik, banorët bllokojnë punimet

Aktualitet

Shkodër/ Përplasje në Rrjoll për resortin turistik,

Banorët e Rrjollit në Velipojë u përplasën me forcat e policisë ndërsa tentojnë të ndalojnë punën për një resort turistik që pretendojnë se po ndërtohet mbi tokat që u kanë grabitur.

Duke kundërshtuar projektin që sipas tyre cenon pronat private dhe po realizohet pa transparencë ligjore, banorët drejtojnë gishtin nga një Fatmir Shpellza, ish-zyrtar i Kadastrës, që sipas tyre ka falsifikuar dokumentet dhe pronën e trashëguar brez pas brezi e ka vënë në emrin e tij e më pas ia ka shitur biznesmenit Bashkim Ulaj.

Pas përplasjeve të ashpra me policinë, banorët arritën të pengojnë fadromat dhe makinat e kompanisë ndërtuese, duke pamundësuar vijimin e punimeve.

Banorët pretendojnë se kanë dokuemtet e pronësisë dhe të trashëgimisë, por autoritetet kanë pranuar ato të ish-zyrtarit të Kadastrës, duke u marrë kështu pronën shekullore.

Projekti i kundërshtuar parashikon ndërtimin e një kompleksi të madh turistik në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh në zonën ranore të Velipojës.

Më herët banorët e Rrjollit kanë protestuar edhe para Kuvendit ndërsa kanë kërkuar që SPAK te hetojë pretendimet e tyre për grabitjen e pronës/SOT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion