Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 4 persona

Policët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar 4 persona, për vepra të ndryshme penale. Policia e Tiranës njofton se një 42-vjeçar akuzohet se qarkullonte makinnë me leje drejtimi të falsifikuar. Në pranga kanë rënë një 41 dhe 19-vjeçar pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur. Sipas policisë është arrestuar edhe një 64-vjeçar, pasi në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident, pa dëme në njerëz.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. V., 42 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës, u kap nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të dyshuar e falsifikuar.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : E. C., 41 vjeç dhe E. F., 19 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;
T. N., 64 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues I. K. Si pasojë është dëmtuar shtetasi T. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


