"Shfrytëzoni fundjavën për...", Manastirliu nxjerr shifrat: Mbi 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot

Aktualitet

"Shfrytëzoni fundjavën për...", Manastirliu nxjerr

Në të gjithë vendin vijon java e hapur e vaksinimit. Këtë të premte 13 mijë qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës kundër koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se që prej fillimit të këtij procesi janë vaksinuar 1,123,253 qytetarë.

Ajo i bën thirrje të gjithë personave nën moshën 18 vjeç të shfrytëzojnë fundjavën për të marrë dozën në qendrat shëndetësore.

“Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik. Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend” – shkruan Manastirliu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion