Sherri në lokalin në Berat, arrestohen tre vëllezërit, dhunuan një çift dhe efektivin e policisë që tentoi t’i ndante

Aktualitet

Sherri në lokalin në Berat, arrestohen tre vëllezërit,

Policia e Beratit ka arrestuar tre vëllezërit, pas sherrit të ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal, ku u plagos edhe një efektiv policie.

Në pranga kanë rënë shtetasit G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç, dhe A.M., 40 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tyre, shtetasi A.M.

Njoftimi i policisë:

Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.M dhe bashkëshortes së tij shtetases O.M.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion