Sherr me thika në Vlorë, plagosen 2 persona

Aktualitet

Sherr me thika në Vlorë, plagosen 2 persona

Dy persona janë konfliktuar pasditen e kësa të marte me mjete prerëse në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen "24 maji" dhe të plagosur kanë mbetur shtetasit Kujtim Saliaj 63-vjeç dhe Jetnor Hoxha- 48 vjeç të dy banues në Vlorë.

Vlorë/Informacion paraprak 

Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë.

Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion