Sherr me thika mes të rinjve në Fier, plagoset 30-vjeçari, policia në kërkim të autorit

Aktualitet

Sherr me thika mes të rinjve në Fier,  plagoset 30-vjeçari,

Një sherr me thika është regjistruar ditën e sotme në Fier, rreth orës 16:00, në lagjen "Konferenca e Pezës".

Sipas burimeve nga policia, shtetasi A.R ka goditur për motive të dobëta me thikë 30-vjeçarin, K.D. Policia është në kërkim të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. 

"Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Sot rreth orës 16:00, në lagjen "Konferenca e Pezës", Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes."-njofton policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion