"Rikthehet" Besa Shahini: Do votoj në Tiranë për PS-në, opsioni më i mirë për Shqipërinë

Edhe pse nuk është më në kabinetin "Rama" dhe nuk u përfshi në fushatë, ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini është prehur se do të vijë të votojnë në Tiranë më 25 prill.
Përmes një postimi në Facebook, shahini shkruan se do të votojë PS-në dhe thekson se kjo parti duhet dhe mundet të jetë më e mirë, më e majtë, më e drejtë.
Shahini: Të dielën do të shkoj në Tiranë për të votuar Partinë Socialiste, grupin politik me të cilin shërbeva për tre vite në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Kritikat e mia për PS-në qëndrojnë ende:
PS duhet dhe mundet të jetë më e mirë, më e majtë, më e drejtë. Por, gjithashtu qëndron se sot PS vazhdon të jetë opsioni më i mirë për Shqipërinë. Po të mund të votoja jashtë qarkut tim, do i jepja votën time Lindita Nikollës në Lezhë, e cila reformën në arsim e ka shtyrë përpara me kurajo e shumë sakrificë dhe duke punuar për Lezhën paralelisht, pa u ndalur.
Shahini shton se do të votonte shumë gra në PS të cilat kanë treguar qëndrueshmëri, vendosmëri dhe dashuri të madhe për Shqipërinë.
Shahini: Do të kisha votuar për Milva Ekonomin në Durrës që si deputete u përfshi totalisht në përpjekjet tona për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti, duke kontribuar me punën dhe ekspertizën e saj. Apo Anila Denajn në Vlorë, e cila me kokë të ftohtë dhe pasion në zemër, drejtoi suksesshëm sfidat marramendëse financiare me të cilat u ballafaquam kur pandemia filloi menjëherë pas tërmetit që shkaktoi dëme mbi 1 miliard Euro. Do të votoja edhe shumë gra të tjera të cilat kanë treguar qëndrueshmëri, vendosmëri dhe dashuri të madhe për Shqipërinë. Të dashura shoqe, ju uroj sukses të dielën!


