Sherr brenda familjes, vajza godet me thikë babain në Vlorë

Aktualitet

Sherr brenda familjes, vajza godet me thikë babain në Vlorë

Një grua është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet se gjatë sherrit brenda familjes, ka plagosur me thikë babain e saj, më të cilin jetonte në një banesë. Në pranga është vënë shtetasja Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Ende nuk dihen motivet e sherrit brenda familjes që degradoi deri në plagosje me thikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion