Shenja dhune në trupin e pajetë të 9-vjeçares? Del ekspertiza mjeko-ligjore

Aktualitet

Shenja dhune në trupin e pajetë të 9-vjeçares? Del

Ekspertiza mjeko-ligjore ka hedhur poshtë lajmet se në turpin e 9-vjeçares, e cila u gjet e pajetë në lumin e Bunës të kishte shenja dhune.

E teksa ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se nuk ka shenja dhune, policia e Shkodrës më herët njoftoi se dyshohej se 9-vjeçarja, nëna e saj dhe dy fëmijët e tjerë të familjes Arrazi kishin shkuar drejt vetëvrasjes për shkak të dhunës sistematike që Ergys Arrazi ushtronte ndaj tyre.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor,nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që sot opinioni publik u trondit nga lajmi ku një grua dhe tre fëmijët e saj, 9, 8 dhe 3 vjeç i kishin dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga ura në lumin Buna. Sot është gjetur trupi i 9-vjeçares, ndërsa vijojnë kërkimet për 3 anëtarët e tjerë të familjes Arrazi.

Policia në lidhje me ngjarjen ka arrestuar Ergus Arrazin 31 vjeç, i cili akuzohet “për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës”.

Shenja dhune në trupin e pajetë të 9-vjeçares? Del

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion