Sherr me thikë në terminalin e autobusëve, plagoset 40-vjeçari

Aktualitet

Sherr me thikë në terminalin e autobusëve, plagoset

Një sherr mes dy personave ka degraduar në përdorimin e thikës në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, tek terminali i autobusëve në Mbyet.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i lënduari, 40 vjeç, është transportuar me urgjencë në spital, ku ka marrë ndihmë mjekësore.

Autori i plagosjes është vënë në pranga.

“Rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet, Fier, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion