Gota e rakisë ‘tradhtoi’ autorin, si u zbulua vrasja e të moshuarve në Dropull

Aktualitet

Gota e rakisë ‘tradhtoi’ autorin, si u zbulua vrasja e të

69-vjeçari Thoma Mastora është identifikuar si autor i vrasjes së çiftit të të moshuarve nga fshati Bodrishtë në Dropull të Gjirokastrës.

Kanë qenë ekzaminimet daktiloskopike dhe biologjike ato që kanë zbuluar veprimet e autorit.

69-vjeçari që kishte lidhje të ngushta prej vitesh me dy të moshuarit ka qenë i fundit person që i ka takuar.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. Autori ka shkuar në banesën e të moshuarve si përherë për të pirë edhe kafen e ditës me ta.

Gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia, është një ndër gjurmët që çuan në identifikimin e autorit.

Ndonëse nuk saktësohen nga policia, shkaqet mendohet të jenë për motive të dobëta, grindje të çastit.

Prej kohësh 88-vjeçarja ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij.

Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël.

Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai është dënuar më herët për vjedhje

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion