Seanca nis me tensione, Bardhi dhe Noka “i sulen” Spiropalit: Je me të meta mendore apo çfarë?

Aktualitet

Seanca nis me tensione, Bardhi dhe Noka “i sulen” Spiropalit: Je me

Me tensione ka nisur seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Shkak është bërë kërkesa e demokratëve për kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin, të cilët iu drejtuan duke i kërkuar që të ndërpresë seancën dhe ta fillojë atëhere kur të plotësohet korumi.

I pari që mori fjalën nga Partia Demokratike ishte Flamur Noka i cili i tërhoqi vërejtje Spiropalit duke i thënë se kjo seancë ka filluar me kundërshtim me rregulloren, pasi në sallë nuk janë mjaftueshëm deputetë për të vijuar këtë seancë.

"Keni filluar seancën në kundërshtim me rregulloren. Këtu në sallë nuk janë as 55 deputetë, do t thotë që pa korum seanca nuk fillon. Anulloni seancën të plotësohet korumi dhe të filloni seancën.

Mos mendoni se kështu nuk sheh kush dhe siç i keni bërë zgjedhjet do bëni dhe seancat. Është në nder të këtij Kuvendi, zonjë procedura apo procesverbal, çfardo të jetë sot ke 55 deputetë. Korum, nuk mund të kesh seancën me 55 deputetë”, tha Noka.

Ndërkohë, e njëjta kërkesë është përsëritur edhe nga Gazment Bardhi i cili iu drejtua Spiropalit duke i thënë se duke qenë se nuk ka korum në sallën e Kuvendit, atëhere nuk mund të miratohet procesverbali.

“Por, sipas rregullores së Kuvendit të çdo programi kolegjial nuk mund të fillosh mbledhjen e Kuvendit pa pasur minimumi 70 deputetë në sallë dhe ky është një rregull që është zbatuar në këtë Kuvend edhe nga ju në cilësinë e drejtueses së Kuvendit, unë e kuptoj se e keni të vështirë ti mblidhni deputetët por është përgjegjësia juaj që të nisni seancën kur në sallë të njenë 71 deputetë.

Nuk është e vërtetë ajo që thua se s'duhet kuorum për të vijuar. Ndërpriteni seancën. Nuk na detyron dot ne por detyro deputetët e shumicës se e ke për detyrë”, i tha Bardhi, teksa më tej Spiropali vijoi me seancën, ndërkohë që deputeti nga vendi i tij në sallë iu drejtua duke i thënë: “Je me të meta mendore apo çfarë”.

 

ME TE LEXUARAT