FOTO/ Në gjendje të rënduar psikologjike pas divorcit me gruan, ky është gardisti që vrau veten sot në mëngjes

Aktualitet

FOTO/ Në gjendje të rënduar psikologjike pas divorcit me gruan,

Një ngjarje tragjike u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, ku 47-vjeçari Gentian Lelçaj u gjet i vdekurbrenda automjetit të parkuar në garazhin e banesës së tij.

Sipas policisë, Lelçaj, i cili rezulton të ketë qenë punonjësi Gardës së Republikës, dyshohet se ka qëlluar veten për vdekje me armën e tij të shërbimit.

Shkak thuhet se është bërë gjendja e rënduar psikologjike e 47-vjeçarit, e ardhur si pasojë e procesit të divorcit me bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, që hetimet janë duke vijuar, nëpër media po qarkullon dhe fotoja e Gentian Lelçaj i cili po ashtu mësohet se ka lënë pas një djalë të mitur.

FOTO/ Në gjendje të rënduar psikologjike pas divorcit me gruan,

“Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës”, njoftoi Policia më herët.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion