Seanca në GJKKO, Balluku dhe dy vartësit dalin nga gjykata pas 5 orësh

Aktualitet

Seanca në GJKKO, Balluku dhe dy vartësit dalin nga gjykata pas 5

Pas më shumë se pesë orësh seancë në GJKKO, zëvendëskryeministrja  e pezulluar Belinda Balluku ka dalë sot nga ambientet e gjykatës së posaçme, së bashku me Gentian Gjylin dhe Erald Elezin, dy vartësit e saj.

Balluku doli e para dhe nuk dha asnjë deklaratë për mediat. Pak minuta më vonë u larguan edhe Gjyli dhe Elezi, të cilët kishin qenë në seancë për t’u njohur me akuzat dhe masat e sigurisë.

GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masat e sigurisë për të tre të hetuarit.

Numri dy i qeverisë Rama, u pezullua nga detyra dy ditë më parë me vendim të GJKKO-së dhe iu ndalua dalja jashtë vendit.

Ajo është marrë zyrtarisht e pandehur prej datës 31 tetor 2025 dhe akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publikë”, në bashkëpunim me vartësit e saj, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

SPAK ka ngritur ndaj saj edhe një akuzë të dytë, që lidhet me dyshime për abuzime me tendera në lotin 4 të Unazës së Madhe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion