Moti i keq, paralajmëron meteorologia: Situata do të përkeqësohet

Aktualitet

Moti i keq, paralajmëron meteorologia: Situata do të

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë pothuajse gjithë vendin, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe përmbytje të lokalizuara në disa zona.

Situata paraqitet më problematike në juglindje, ku pritet përkeqësim i mëtejshëm gjatë natës.

Sinoptikania Lajda Porja, në një lidhje me News24, paralajmëroi se moti i paqëndrueshëm do të vijojë deri në fund të muajit, ndërsa zonat e veriut do të përjetojnë edhe reshje dëbore.

“Sonte në juglindje priten 30-40 mm reshje, një sasi e lartë që çon nivelin e lumenjve në pikë kritike. Situata është alarmante dhe kërkon kujdes të shtuar”, u shpreh Porja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion