Efi nuk e fsheh gëzimin/ Çfarë mendojnë ish-banorët dhe opinionistët pas daljes së Amosit: Diku ka...

Showbiz

Efi nuk e fsheh gëzimin/ Çfarë mendojnë ish-banorët

Largimi përfundimisht i Amos Muji Zaharia nga “Big Brother VIP” ka mërzitur shumë Olta Gixharin dhe Dea Mishel, por nga ana tjetër Luiz Ejlli është kënaqur.

E këngëtari i njohur nuk ishte i vetmi që u lumtura nga eliminimi i aktorit. Ishte edhe Efi Dhedhes, ajo që qeshi nga largimi i Amosit edhe pse preferoi të mos komentonte se çfarë e penalizoi atë që publiku e nxori jashtë BB VIP.

Gjithashtu edhe opinionistët komentuan daljen e Amosit, ku Arbër Hajdari u shpreh “se ishte e papritur për të gjithë”.

Komentet e opinionistëve dhe ish-banorëve:

Arbër: Për të gjithë ishte e papritur. Amos diku ka çaluar, duke e cilësuar veten si më lart në krahasim me të tjerët. Ai mund të jetë një aktor i mirë, por nuk është lojtar i mirë për të përballuar lojën e Big Brother.

Zhaklin: Kjo vështirësia për të shpalosur veten, dhe gjithë kjo ego, ka krijuar një hendek shumë të madh me Amosit, teatrit dhe publikut.

Bjordi: Pajtohem me opinionistët. Amos u fut në shtëpi me një bagazh dhe botë të madhe.

Efi: Nuk kam koment.

Xhoni: E vërtetë që Amosi ka qenë shumë i ngurtë në shtëpi.

Zhaklina: U gjykua shumë nga publiku për humorin e zi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion