Rrugorja e Elbasanit me “dorë të hekurt” në shkurt: 7 mijë gjoba dhe 19 shoferë të arrestuar

Aktualitet

Rrugorja e Elbasanit me “dorë të hekurt” në shkurt: 7

Policia Rrugore e Elbasanit ka bërë bilancin për muajin shkurt. Gjatë këtij intervali kohor shërbimet e policisë bëjnë me dije se kanë vendosur 7311 gjoba për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; përdorim të aparatit celular në timon; parakalime të gabuara; qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara etj.

Në pranga janë vendosur 19 persona, ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen 15-të tjerë.

Njoftimi i plotë:

Monitorim intensiv, me dronë, radarë dhe mjete inteligjente, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja dhe menaxhimin e trafikut.

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Elbasanit është konstatimi i rasteve të drejtimit të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, shkelje të cilat rezultojnë burime parësore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.

Si rezultat i monitorimit, gjatë muajit shkurt janë arrestuar 19 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 15 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit;

Gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 7311 masa administrative, konkretisht:

354 masa për xhama të zinj, në kundërshtim me normat e lejuara;

365 masa për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

1362 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

324 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

654 masa për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

1347 masa për parakalime të gabuara;

1321 masa për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;

651 masa për ndalim/qëndrim të gabuar;

933 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e rrugës./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion