Në kërkim kunati drejtor i Ergys Agasit, mister 3 ‘shokët’ me të cilët dhunoi kolegun në IKMT! Sherri nisi një javë më parë

Aktualitet

Në kërkim kunati drejtor i Ergys Agasit, mister 3

Një javë më parë, Fatmir Metaj, drejtor i ekzekutimit të vendimeve në IKMT, dyshohet se dhunoi në detyrë Klesti Çelën, drejtor i Mjedisit në këtë institucion. Këto informacione, burimet policore thonë, se i morën, përmes dëshmive të disa punonjësve të IKMT-së. Për ngjarjen, nuk pati asnjë denoncim

Të martën e 3 marsit, Klesti Çela, i kthye reston. Ai dyshohet se e dhunoi Fatmir Metën, në zyrën e tij në katin e parë të godinës së IKMT-së. Në ndihmë, kishte marrë edhe 3 persona të tjerë, të cilët policia nuk i ka identifikuar ende edhe pse ka hapur kamerat e sigurisë nëpër korridoret e institucionit. Brenda zyrës nuk ka kamera dhe në këtë mënyrë dinamika ka vetëm shpjegimet që jep drejtori i Mjedisit, Fatmir Metaj.

Të tre, mbajnë kapele dhe deri më tani, nuk janë identifikuar, por burimet thonë, se ka dyshime të forta që kjo treshe të mos jenë punonjës të IKMT-së. Edhe në këtë drejtim po hetohet, se si tre të panjohur, arrijnë të futen pa asnjë kontroll në zyrën e një drejtori brenda një institucioni shtetëror. Ngjarjen e denoncoi në polici, Fatmir Metaj, ndërsa burime nga blutë, thonë se në kallëzim nuk përmendet incidenti që kanë pasur 1 javë më parë.  Metaj pretendon se u qëllua me qytën e pistoletës, por ky pretendim deri në këtë fazë nuk është konfirmuar nga policia.

Klesti Çela, i cili rezulton të jetë, kunati i biznesmenit të shumëkërkuar nga SPAK Ergys Agasi, u shpall gjithashtu në kërkim policor për goditje për shkak të detyrës, dhe ende nuk është gjetur.  Ai jeton në Durrës dhe është kërkuar ndihma e policisë atje për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

2 drejtuesit brenda IKMT-së, dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në lidhje me kompetencat e secilit, dhe për ndërhyrje në punë që nuk i takojnë në lidhje me kontrollin ndaj kamionëve të dherave. Të dy drejtorët u pezulluan nga detyra.

Fatmir Metaj rezulton i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit, me 1 vit burg, për shpërdorim detyre, pasi në vitin 2014 drejtoi një grup inspektorësh që shembën një ndërtesë 4 katëshe, pa një vendim të shkruar, me 2 kate me leje e 2 në proces legalizimi. Para gjykatës ai pretendoi se mësoi që objekti ishte me leje vetëm pas 8 vitesh. Nuk dihet nëse ky vendim është apeluar prej tij. Edhe në atë kohë, Fatmir Metaj ishte, po drejtor i Ekzekutimit të Vendimeve pranë INUK, sot IKMT./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion